VIDEO/ Kundërshtarët e Interit mbërrijnë në Milano me maska anti-koronavirus

VIDEO/ Kundërshtarët e Interit mbërrijnë në Milano me maska anti-koronavirus

17:46, 26/02/2020

Skuadra e Ludogoretsit ka mbërritur sot në Milano për t’u përballur me Interin për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës.

Për shkak të situatës emergjente të krijuar nga përhapja e koronavirusit në rajonet e Lombardisë dhe Padovas, klubi bullgar ka pajisur të gjithë stafin teknik dhe lojtarët me maska mbrojtëse, në mënyrë që të shmangin infektimin me koronavirus.

UEFA vendosi ditën e hënë që sfida Inter-Ludogorets të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco