Beckham fton lojtarët nga Evropa të shkojnë në Amerikë

Beckham fton lojtarët nga Evropa të shkojnë në Amerikë

16:57, 26/02/2020

Presidenti i Inter Miami, David Beckham, i ka bërë thirrje lojtarëve evropianë të provojnë një eksperiencë ndryshe në kampionatin amerikan të futbollit, sepse tashmë ky kampionat po rritet.

Për t’i bindur dhe më shumë lojtarët, legjenda e futbollit anglez tregoi dhe momentin kur ai vetë kaloi në kampionatin amerikan, duke theksuar se ishte një eksperiencë e mrekullueshme.

“Kampionati amerikan po rritet, si për nga vlera ashtu dhe nga interesi që shfaqin tifozët. Ai i ofron lojtarëve nga Evropa apo vende të tjera, mundësinë për të luajtur në një kampionat të shkëlqyer,” deklaroi 44-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco