VIDEO/ Cuadrado turpëron Ronaldon, kolumbiani me plot klas ‘zhduk’ topin!

VIDEO/ Cuadrado turpëron Ronaldon, kolumbiani me plot klas ‘zhduk’ topin!

15:42, 26/02/2020

Zakonisht jemi mësuar të shohim Cristiano Ronaldon teksa dhuron spektakël në fushën e lojës.

Por portugezi e ka pësuar në stërvitjen e Juventusit, pasi Cuadado ka bërë një veprim të zgjuar duke “dribluar” ndërhyrjen me rëshqitje të CR7-tës.

Gjatë ushtrimit me kuadrat me një takim, Ronaldo e pa veten teksa përfundonte në qendër bashkë me Pjanic e Duglas Costa.

Por të tre e kishin të vështirë që të rifitonin topin, edhe pse ndiqnin sferën me shpejtësi. Portugezi u mundua që me rrëshqitje që të hiqte topin nga këmbët e Cuadrados.

Por kolumbiani i bëri atij “lugën” duke evituar ndërhyrjen e portugezit mes brohoritjeve të shokëve të skuadrës të cilët e festuan si të ishte gol këtë veprim të kolumbianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco