Barça merr lajmin e keq para ‘El Clasicos’, 2 mungesa të konfirmuara. Dëmtohet edhe...

Barça merr lajmin e keq para ‘El Clasicos’, 2 mungesa të konfirmuara. Dëmtohet edhe...

15:31, 26/02/2020

Gerard Pique është dëmtuar në ndeshjen që Barcelona mbrëmë barazoi 1-1 ndaj Napolit në fazën e 1/16-ave në Champions League.

Mbrojtësi spanjoll u është nënshtruar testeve mjekësore, të cilat i kanë dhënë shpresë por ende është në dilemë aktivizimi i 33-vjeçarit në derbin e madh të fundjavës ndaj Real Madridit.

Megjithatë, gjendja fizike e lojtarit do të testohet në stërvitjet e radhës dhe Barcelona rrezikon mungesën e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës në "El Clasico".

Sergi Roberto e Jordi Alba janë dy mungesat e konfirmuara te Barcelona për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco