VIDEO/ Tifozët e Bayernit përshëndetje speciale për 19-vjeçarin, Alphonso Davies

VIDEO/ Tifozët e Bayernit përshëndetje speciale për 19-vjeçarin, Alphonso Davies

15:17, 26/02/2020

Bayern Munich zhvilloi një ndeshje spektakolare në duke mposhtur Chelsean 0-3 në “Stamford Bridge”. Serge Gnabry shënoi dy herë, ndërsa Robert Lewandowski “vulosi” rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Ndeshja perfekte e Bayern Munchen në Londër do të mbahet mend gjatë, sidomos nga Alphonso Davies. Talenti 19-vjeçar zhvilloi një ndeshje magjike dhe te goli i tretë ishte qershia mbi tortë, ku kanadezi shfaqi të gjithë aftësitë e tij, duke dribluar dhe shmangur çdo kundërshtar që i dilte përpara dhe në fund pasimi perfekt për Leëan, që nuk gaboi.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë sektori i ultrasve bavarezë brohoriste në kor emrin e Davies: “Phonzie, Phonzie”.

19-vjeçari, sigurisht shumë i emocionuar pati nevojë për një të shtyrë nga Lewandowski që të afrohej te tifozët e tij dhe të duartrokiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco