‘Është interesi, paraja paguan...’/ Babai i Wanda Nara-s rrëfen lidhjen e vajzës së tij me Icardin

‘Është interesi, paraja paguan...’/ Babai i Wanda Nara-s rrëfen lidhjen e vajzës së tij me Icardin

12:35, 26/02/2020

“Paraja shkon në proporcion me bukurinë, për të lindur një dashuri”. Kjo është receta e kohëve të sotme, që jepet edhe nga babai i Wanda Nara-s.

Andres Nara e thotë qartësisht dhe nuk lë vend që përfundimet të dalin nga njerëz të tjerë. Paratë e Icardi-t dhe bukuria e Wanda Nara, kanë ndikuar në formimin e këtij çifti. Në intervistën e dhënë për gazetarin argjentinas, Ulises Jaitt, Andres Nara shprehet:

“A është vajza ime me Icardi-n për para? Po gjithmonë ka interes për para dhe bukuri nga krahu tjetër. Kjo krijon kushtet për të formuar dashurinë. Natyrisht, nëse ai nuk do të kishte qenë futbollist…

Ajo se çfarë mund të them është se gjithmonë ka një lloj interesi në fillim. Të jesh futbollist të bën më joshës. Por duhet thënë nga krahu tjetër se as Icardi nuk do ia hidhte sytë, nëse nuk do të ishte kaq e bukur dhe sensuale”, ka mbyllur Andres Nara.

Marrëdhënia e Wandës me babain e saj ka qenë aq e keqe sa gjyshi nuk i ka parë kurrë mbesat e tij, Isabella dhe Francesca të lindur nga martesa me Icardin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco