Statistikat negative të Messit ndaj skuadrave italiane, gjatë 11 viteve të fundit ka...

Statistikat negative të Messit ndaj skuadrave italiane, gjatë 11 viteve të fundit ka...

11:02, 26/02/2020

Lionel Messi nuk la "gjurmë" në përballjen mes Napolit dhe Barcelonës e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Champions League. Argjentinasi vendoset në vështirësi gjithmonë përballë skuadrave italiane në stadiumet e këtyre të fundit.

Kjo pasi në 11 ndeshjet që janë luajtur në Itali, Leo ka shënuar vetëm dy herë, ndërsa njëri gol erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndaj Napolit, në stadiumin ku u kthye në legjendë Armando Maradona, ai nuk arriti të shënojë, duke vazhduar me rekord të dobët në transfertat ndaj skuadrave italiane.

Edhe Barcelona nga 11 ndeshje në Itali, ka marrë vetëm një fitore, duke barazuar 6 herë dhe duke dalë kokë ulur në 4 raste.

Ndeshjet e Lionel Messit ndaj skuadrave italiane në transfertë:

2009 Inter -Barcelona 0-0

2010 Inter - Barcelona 3-1

2011 Milan - Barcelona 2-3 (Messi 1 gol, penallti)

2012 Milan - Barcelona 0-0

2013 Milan - Barcelona 2-0

2013 Milan - Barcelona 1-1 (Messi 1 gol)

2015 Roma - Barcelona 1-1

2017 Juventus - Barcelona 3-0

2017 Juventus - Barcelona 0-0

2018 Roma - Barcelona 3-0

2020 Napoli - Barcelona 1-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco