Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Frika nga Coronavirusi/ ‘La Stampa’: Mund të ndryshohet dita e derbit, Juventus - Inter

Frika nga Coronavirusi/ ‘La Stampa’: Mund të ndryshohet dita e derbit, Juventus - Inter

10:31, 26/02/2020

“Coronavirusi” ka frikësuar të gjithë Italinë madje ka cenuar edhe aktivitetet sportive.

Federata italiane ka vendosur që derbi mes Juventusit dhe Interit të zhvillohet pa tifozë, shkaku i rrezikut nga virusi vdekjeprurës. Por sipas medias së njohur italiane “La Stampa” ekziston mundësia e shtyrjes të kësaj super përballje në Serie A.

Mundësia e shtyrjes së lojë për të hënën në mbrëmje, mund të bëhet me qëllimin për të mbushur stadiumin dhe kjo super përballje të luhet me tifozë.

Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemont skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars. Pra, në këtë gjendje, asnjë rregull nuk do të ndalonte që ndeshja të luhet ditën e hënë, me tifozët në stadium.

Tashmë pritet një vendim i ri për super përballjen mes Juventusit dhe Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco