VIDEO/ 19-vjeçari i Bayernit sprint të pabesueshëm, edhe Usain Bold do ta kishte zili!

VIDEO/ 19-vjeçari i Bayernit sprint të pabesueshëm, edhe Usain Bold do ta kishte zili!

09:02, 26/02/2020

Bayern Munich zhvilloi një ndeshje spektakolare në duke mposhtur Chelsean 0-3 në “Stamford Bridge”.

Serge Gnabry shënoi dy herë, ndërsa Robert Lewandowski “vulosi” rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Por përveç kësaj dyshe, një lojtar tjetër shumë i mirë në fushë ishte 19-vjeçari, Alphonso Davies. I riu e dominoi krahun e majtë të fushës.

Ai tregoi në shumë raste se mund të jetë lojtari më i shpejtë në Europë madje shumë media ritmin e jashtëzakonshëm të tij po e krahasojnë me të Usain Bolt.

Ai ishte i saktë në duele në 100 për qind, pati një saktësi të pasimit prej  91 për qind, kompletoi shtatë nga tetë driblime dhe rikuperoi tetë topa. Statistika të mahnitshme për një 19-vjeçar që premton shumë për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco