Foto/ Chelsea-Bayern Munchen, notat e lojtarëve. Ja kush ishte më i miri

Foto/ Chelsea-Bayern Munchen, notat e lojtarëve. Ja kush ishte më i miri

23:16, 25/02/2020

Në “Stamford Bridge” u luajt ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Chelseat dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Bayerni arrin një fitore komode 3-0, duke hipotekuar kualifikimin në çerekfinale, edhe pse do të luhen 90 minutat e kthimit në Mynih.

Gnabry në minutën e 51-të kalon fillimisht ekipin e tij në avantazh, ndërsa 3 minuta më pas realizon edhe golin e dytë, 2-0.

Për 3-0 mendon Lewandowski, i cili me golin e tretë i jep sigurinë Bayernit për takimin e kthimit, që do të luhet më 18 mars në fushën e kampionëve të Gjermanisë.

Sulmuesi polak u vlerësua me notën më të lartë, 9.4, ndërsa autori i 2 golave, Gnabry, me 9.1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco