Bayern triumfon në Londër me Chelsean, ‘hipotekon’ çerekfinalen e Championsit

Bayern triumfon në Londër me Chelsean, ‘hipotekon’ çerekfinalen e Championsit

22:52, 25/02/2020

Në “Stamford Bridge” u luajt ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Chelseat dhe Bayern Munchen, shkruan Syri.net.

Bayerni arrin një fitore komode 3-0, duke hipotekuar kualifikimin në çerekfinale, edhe pse do të luhen 90 minutat e kthimit në Mynih.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën bavarezët shënojnë dy gola të shpejtë.

Gnabry në minutën e 51-të kalon fillimisht ekipin e tij në avantazh, ndërsa 3 minuta më pas realizon edhe golin e dytë, 2-0.

Për 3-0 mendon Lewandowski, i cili me golin e tretë i jep sigurinë Bayernit për takimin e kthimit, që do të luhet më 18 mars në fushën e kampionëve të Gjermanisë.

/ Florian Behlula/ Syri.net / 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco