‘Nami’ me shitjen e biletave për derbin, por Tirana u bën thirrje tifozëve të kenë kujdes

‘Nami’ me shitjen e biletave për derbin, por Tirana u bën thirrje tifozëve të kenë kujdes

20:58, 25/02/2020

Klubi i Tiranës njofton se shitja e biletave për derbin e 156-ë kundër Partizanit po shkon me ritme të jashtëzakonshme.

Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije se janë shitur 11.250 bileta (gjysma e kapacitetit të “Air Albania”) në pak orë.

Nga ana tjetër, Tirana u bën thirrje tifozëve të shmangin çdo mjet të ndaluar për të hyrë në stadium dhe kërkon nga tifozët të tregojnë qytetari në derbin e zjarrtë të së premtes.

Njoftimi i Tiranës:

Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak orë.

Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur radhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës.

Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojmë të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu.

Nxitoni të pajiseni me bileta, pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco