Akuza për abuzim se*sual/ Klubi largon lojtarin pedofil

Akuza për abuzim se*sual/ Klubi largon lojtarin pedofil

19:18, 25/02/2020

Futbollisti i Bredfordit, Tyrell Robinson, është larguar nga drejtuesit e klubit pasi është në proces gjyqësor për akuzën e abuzimit seksual me një fëmijë.

Duke parë situatën e krijuar, klubi i kategorisë së tretë të futbollit anglez vendosi të ndajë rrugët me 22-vjeçarin.

Në gusht të vitit 2018, Robinson u denoncua për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një fëmijë dhe procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon ende pasi Robinson është arrestuar.

“Klubi i Bredfordit ndan rrugën e bashkëpunimit me Tyrell Robinsonin. Ky vendim erdhi pasi policia e Jorkshajrit konfirmoi akuzat e ngritura ndaj tij pasi u arrestua në gusht të vitit 2018. Klubi nuk bën komente të tjera rreth këtij vendimi”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit të Bredfordit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco