Përmendore për Majlinda Kelmendin, e vetmja kampione olimpike shqiptare

Përmendore për Majlinda Kelmendin, e vetmja kampione olimpike shqiptare

18:42, 25/02/2020

Sportistja e suksesshme, Majlinda Kelmendi, do të nderohet me një shtatore për arritjet e mëdha në xhudo dhe ngritjen e emrit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një përmendore për 28-vjeçaren do të përurohet ditën e premte në vendlindjen e saj në Pejë.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe presidenti i Federatës Botëror të Xhudos, Marius Vizer.

Majlinda Kelmendi është e vetmja sportiste shqiptare që është shpallur kampione olimpike në “Rio 2016”.

Ndër sukseset e saj në karrierë, numërohen 2 tituj kampione bote, disa herë kampione Europe dhe shumë medalje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Jani25/02/2020 19:15

Pse ore Ymer Pampuri në Mynih 1972, grek ishte!?

Shto koment

Denonco