Zidane lavdëron Guardiolën para duelit Real-City: Është trajneri më i mirë në botë

Zidane lavdëron Guardiolën para duelit Real-City: Është trajneri më i mirë në botë

17:42, 25/02/2020

Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim, për të trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola, kundërshtar me të cilin do të përballet sot në 1/8-at e Championsit.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por ndeshen Real Madridi dhe Manchester City, jo Zidane dhe Guardiola. Mund ta etiketoni si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi, për mua është një ndeshje e madhe”, tha tekniku i Realit.

Zidane nuk ka asnjë dyshim rreth vlerave të kolegut të tij të “Citizens”.

“E kemi parë çfarë aftësish ka te Barcelona, Bayerni dhe tani te Manchester City. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të mirë, por për mua ai është më i miri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco