Me Interin do luhet me stadiumin bosh, tifozët e Juventusit zhgënjehen nga klubi

Me Interin do luhet me stadiumin bosh, tifozët e Juventusit zhgënjehen nga klubi

16:47, 25/02/2020

Tifozët e Juventusit janë të zhgënjyer me klubin e tyre, sepse “Zonja e Vjetër “ka vendosur të mos rimbursojë biletat e parapaguara për ndeshjen me Interin.

Duke qenë se derbi i Italisë, Juventus-Inter, do të luhet pa tifozë për shkak të masave të ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, tifozët të cilët kishin blerë biletat paraprakisht prisnin që të rimbursoheshin.

Mirëpo, klubi bardhezi thotë se detyrimi për të luajtur pa tifozë nuk parashikon rimbursim të biletave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco