Coronavirus: 4 tifozë të Valencias shfaqin simptoma pas udhëtimit në Milano

Coronavirus: 4 tifozë të Valencias shfaqin simptoma pas udhëtimit në Milano

15:48, 25/02/2020

Pas udhëtimit në “San Siro”, javën e kaluar për parë ndeshjen mes Valencias dhe  Atalantës në kuadër të fazës së 1/8-ave në Champions League, katër tifozë të ekipit spanjoll dyshohet se janë prekur nga Coronavirus.

Lajmin e jep zëvendësdrejtoresha e epidemiologjisë së Departamentit të Shëndetit në Valencia, Hermelinda Vanaclocha: "Së pari do të duhet të flasim me ta, do t’iu bëhet një analizë epidemiologjike për të vlerësuar nëse duhet bërë apo jo teste për të kuptuar nëse është Coronavirus ose grip tjetër ose sëmundje ", përfundoi zëvendësdrejtoresha.

Të katër personave u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi si një formë parandalimi. Ndërsa nga ana tjetër, klubi i Valencias, përmes kanaleve zyrtare, ka lëshuar një njoftim për shtyp drejtuar të gjithë personave që kanë qenë në veri të Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco