E kërkon me ngulm në skuadër, zbulohet klauzola e ‘frikshme’ që duhet të paguaj Barcelona për Sadio Mane

E kërkon me ngulm në skuadër, zbulohet klauzola e ‘frikshme’ që duhet të paguaj Barcelona për Sadio Mane

15:30, 25/02/2020

Klubi Barcelonës duhet të paguaj as më shumë dhe as më pak se 225 milionë strlina për të siguruar shërbimt e yllit të Liverpool, Sadio Mane.

Barcelona ka shfaqur interesim konstant për Manen, por kjo shumë mund ta detyrojë ekipin spanjoll të tërhiqet nga kjo pistë.

Arsyeja se pse duhet të paguhet një shumë e tillë është klauzola me të cilën u ble Philippe Coutinho, sipas së cilës për çdo lojtar të “Të Kuqve” klubi blaugran duhet të paguajë 89 milionë stërlina më shumë sesa çmimi aktual i lojtarit, raporton The Mirror.

Senegalezi këtë sezon ka arritur të shënojë 14 gola në Premierligë, duke qenë ndër lojtarët kyç të skuadrës së Jurgen Kloppit.

27-vjeçari gjithashtu u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e mbrëmshme (e hënë) që skuadra e tij, Liverpool,  zhvilloi kundër West Hamit. Sulmuesi realizoi golin e fitores në ndeshjen që përfundoi 3:2 në ‘Anfield Road’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco