Shkatërroi stolat në stadium, arrestohet 19-vjeçari

Shkatërroi stolat në stadium, arrestohet 19-vjeçari

14:48, 25/02/2020

Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana – Kukësi, vihet në pranga  një 19 vjeçar.

Policia e Tiranës, ka bërë të mundur identifikimi, kapjen dhe arrestimi në kushtet e flagrancës të shtetasit me inicialet F.Z, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Tiranë Kapet një tjetër person. Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari.

 Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana - Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco