‘Ronaldo një makineri lufte’, Bonucci: Ku flet me Sarrin kupton se ka arritur te Juventusi pas një rrugëtimi të gjatë!

‘Ronaldo një makineri lufte’, Bonucci: Ku flet me Sarrin kupton se ka arritur te Juventusi pas një rrugëtimi të gjatë!

13:01, 25/02/2020

Mbrëmjen e nesërme, Juventus do të luaj ndaj Lyon  në transfertë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve.

“Bardhezinjëve”, nuk u lejohet asnjë hap fals në qoftë se do të duan të shkojnë deri në finaen e këtij kompeticioni.

Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi i juventinëve, Leonardo Bonucci, ka dhënë një intervistë të gjatë për median e njohur franceze “L’Equipe”, ku ka folur për këtë takim dhe jo vetëm.

Image

“Si fillim do të ishte mirë të shënonim që të jemi në pozitë më të favorshme në ndeshjen e kthimit. Ata kanë një stadium me shumë zhurmë dhe futbollistë të rinj që duan të paraqiten mirë ndaj Juventusit. Ata kanë një trajneri si Rudi Garsia që ka punuar në Itali dhe e di si përgatiten këto ndeshje. Ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë të veçanta, cilësia e skuadrave është e lartë”, shprehet Bonuçi.

Image

Më tej ai shton: “Sarri më ka surprizuar për inteligjencën njerëzore dhe për atë të futbollit. Kur flet me të e kupton se ka arritur te Juventusi pas një rrugëtimi të gjatë. Është një nga ata trajnerë që dinë të përmirësojnë skuadrën e tij. Por, te ne është një tjetër kontekst, sepse ka shumë presion, se ekipet e tjera”.

Për Ronaldon, qendërmbrojtësi i bardhezinjve thotë: “ Është një makineri lufte. Një lojtar i jashtëzakonshëm për teknikën dhe vazhdueshmërinë. Duke qenë në Torino, besoj se të gjithë, duke e vëzhguar atë çdo ditë në stërvitje, kanë marrë diçka për ta përmirësuar atë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco