Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Champions League/ Napoli – Barcelona, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Champions League/ Napoli – Barcelona, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

12:15, 25/02/2020

Në orën 21:00, në stadiumin “San Paolo” do të luhet sfida mes Napolit dhe Barcelonës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.

Për djemtë e Gennaro Gatussos ndeshja e sotme pritet të jetë mjaftë e vështirë pasi përballë do të kenë një nga skuadrat më të mira në Europë.

Edhe pse Federata Italiane ka marrë masa ekstreme, duke vendosur që shumica e ndeshjeve të luhen pa tifozë, për shkak të frikës së përhapjes së  koronavirusit, sfida mes Napolit dhe Barcelonës nuk do të ketë të njëjtin fat, pasi qyteti i Napolit ende nuk është prekur nga ky virus.

Interesante në këtë takim është  që Lionel Messi do të zbresë për herë të parë në “San Paolo” . Stadium tek i cili për shumë vite ka luajtur legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Më poshtë mund ti shihni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Napoli (4-3-3): Ospina, Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Rui, Ruiz, Demme, Zielinski, Politano, Milik, Insigne.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, De Jong, Busquets, Rakitic, Fati, Griezmann, Messi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco