Champions League/ Këto janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme

Champions League/ Këto janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme

11:44, 25/02/2020

Champions League mbrëmjen e  sotme na rezervon dy sfida mjaft të bukura.

Shorti i 1/8-tave vendosi përballë dy ekipe mjaft të njohura, Chelsea - Bayern Munich.

Anglezët po zhvillojnë paraqitje të shkëlyera në kampionat, teksa në ndeshjen e fundit fituan me rezultatin 2-1 ndaj Tottenham.

Mirëpo ata që shihen si favoritë në këtë sfidë janë bavarezët, të cilët në këto kompeticione janë paraqitur gjithmonë me dinjitet.

Gjithçka mbetet për t’u parë në fushë.

Image

Ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes por jo më pak e rëndësishme është ajo mes Napoli – Barcelonës.

Barcelona shihet si favorit për triumfin në këtë takim, por përballë do të kenë Napolin që arriti të bënte mirë në dy sfidat e zhvilluara ndaj Liverpoolit në këtë kompeticion.

Interesante në këtë takim është që Lionel Messi do të zbresë për herë të parë në “San Paolo” . Stadium tek i cili për shumë vite ka luajtur legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco