Lajm i mirë për Interi, titullari pritet të kthehet në derbin ndaj Juventusit

Lajm i mirë për Interi, titullari pritet të kthehet në derbin ndaj Juventusit

11:13, 25/02/2020

Kapiteni dhe portieri i Interit, Samir Handanovic me shumë mundësi do të jetë prezent në fushë në derbin e Italsië mes Interit dhe Juventusit.

Gardiani i zikaltërve ka humbur sfidat e mëparshme për shkak të një frakture në gishtin e vogël të dorës së majtë, mirëpo sipas ekzaminimeve të kryera ai po shkon drejt rikuperimit të plotë.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy klubet, që janë në “luftë” për titullin e Serisë A, pavarësisht se do të luhet pa tifozë për shkak të Coronavirusit (pritet vetëm zyrtarizimi).

Handanovic është simbol i Interit të sotëm dhe prania e tij në fushë përballe bardhezinjve ka impakt të padiskutueshëm psikologjik te zikaltrit.

“Sipas Gazzetta dello Sport”, Handanovic duhet të nisë të presë me dorën e dëmtuar në seancat stërvitore të së premtes dhe së shtunës, për të marrë rolin e titullarit (në ndeshjet e fundit ka luajtur Padelli dhe ka marrë kritika të shumta për performancën e tij) pikërisht në përballjen që mund të vendosë shumë për titullin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco