Partizani i “gjymtuar” në derbi, dëmtohet një tjetër lojtar

Partizani i “gjymtuar” në derbi, dëmtohet një tjetër lojtar

10:29, 25/02/2020

Përveç periudhës së keqe në kampionat, Partizanit do t’i duhet të bëjë edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm në derbin ndaj Tiranës.

Fillimisht u dha lajmi për mungesën e Lorenc Trashit, i cili u dëmtua në sfidën ndaj Bylisit. Gramshioti nuk rrezikon vetëm derbin, por mund të mungojë edhe më gjatë.

Image

Mirëpo, ditën e sotme vjen një  tjetër lajm aspak i mirë.  Në derbin e vogël mes Tiranës B dhe Partizanit B, është dëmtuar rëndë edhe mesfushori nga Venezuela, Romero e madje është transportuar me autoambulancë.

Romero ka pasur dëmtim të rëndë e madje ka humbur jo vetëm derbin por edhe ai mund të jetë për disa javë larg fushave të blerta… Mesfushori nuk ishte pjesë e ekipit te parë në javët e fundit, për shkak të problemeve me kondicionin fizik, megjithatë ishte një mundësi më shumë për trajnerin Sormani sapo të rikuperonte formën. Por, tani planet kanë ndryshuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco