Malaga e Sadikut dhe Bares do të blihet nga...George Clooney?

Malaga e Sadikut dhe Bares do të blihet nga...George Clooney?

09:30, 25/02/2020

Një histori disi e pabesueshme na vjen nga Spanja. Më konkretisht nga klubi i Malagas, ku bënë pjesë dhe Armando Sadiku me Keidi Baren.

Ndërsa sheiku Al-Thani gradualisht po nxirret jashtë skuadrës, Antonio Aguilera, kryetari i grupit të aksionerëve të pakicave te Malaga, shpjegoi për median spanjolle “AS” se një grup amerikan i lidhur me aktorin George Clooney dëshiron të blejë klubin. 

Kërkesat e Al-Thani (100 milion €) janë ende shumë të larta për kompaninë amerikane audiovizuale, por gjithçka mund të arrihet pasi aktori i njohur është i tërhequr jashtë mase nga ideja e blerjes së klubit të njohur.

Clooney po qëndron në Malaga prej kohësh pasi aty janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollivudin dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin.

Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët e Hollivudit i ka tërhequr ideja për të krijuar një “reality show” me jetën e përditshme të klubit dhe nëse finalizohet, mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se  si është futbolli profesionist 24 orë në 24.

Sigurisht, kjo do të ishte një mundësi e rrallë për dy futbollistët shqiptarë, të cilët do të kishin shikueshmëri ndërkombëtare me paraqitjet e tyre në fushën e  lojës e jo vetëm. Edhe më parë janë zhvilluar disa “reality show” të bazuara mbi futbollin, por ata zakonisht kanë qenë në nivelet e ulëta të kampionateve të ndryshme, mes amatorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco