Lamtumira, emocionon Michael Jordan: Kur Kobe Bryant vdiq,edhe një pjesë e imja vdiq!

Lamtumira, emocionon Michael Jordan: Kur Kobe Bryant vdiq,edhe një pjesë e imja vdiq!

08:56, 25/02/2020

Bota e sportit i dha lamtumirën e fundit legjendës së NBA-së, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij, Gigi, të cilën humbën jetën bashkë me 7 persona të tjerë në një aksident tragjik me helikopter një muaj më parë në kodrat e Los Angelesit.

Në “Staples Center”, aty ku “Black Mampa” u shndërrua në mit, ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona dhe secili prej tyre mori në hyrje të impiantit një libërth fotografik me një seri fotosh të Koby-t dhe vajzës së tij.

Mes personazheve të njohura, ishte dhe Michael Jordan, i cili mbajti një fjalim tepër emocionues. Jordan nuk  mbajti dot lotët kur fliste për vëllain e tij të vogël.  Gjatë fjalimit ai u shpreh se kur Kobe vdiq, një pjesë e tij vdiq.

"Kobe ishte shoku im i dashur, ai ishte si një vëlla i vogël. Kur Kobe vdiq, një pjesë nga unë vdiq. Të gjithë kanë dashur gjithmonë të flasin për krahasimet midis atij dhe meje. Po unë thjesht kam dashur të flas për Kobe" , u shpreh Michael.

Jordan gjithashtu tregoi historinë e njohjes midis tij dhe Kobet.

“ Ai kishte një pasion të madh për basketbollin, të cilin ju nuk do ta imagjinoni. Kur u njoha doja të bëhesha si një vëlla më i madh", ishin disa nga fjalët që Jordan tha gjatë fjalimit që mbajti në lamtumirën e Kobet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco