De Biasi ironik: Rashica jashtë Europianit?! Nuk donim të fitonim, ndaj e lamë në shtëpi!

De Biasi ironik: Rashica jashtë Europianit?! Nuk donim të fitonim, ndaj e lamë në shtëpi!

08:29, 25/02/2020

Arkitekti i atij triumfi që do të dërgonte Shqipërinë në Europian, Gianni De Biasi, ka qenë i ftuar në misionin “Proçesi Sportiv”. Trajneri italian ka folur për shumë tema, ndërsa ka njoftuar për hapjen e një akademie për fëmijë në Durrës.

Kur pyetet në lidhje me mungesën e Rashicës në Europian dhe që nuk shkoi te Shqipëria, përgjigja ka qenë ironike.

“Më intereson të kuptoj këtë rilindjen e Tiranës. Dua të shoh nëse është një projekt teknik apo rastësor. Të merrja Partizanin? Kur u largova nga Kombëtarja shkova në Spanjë dhe po synoj një tjetër lloj niveli. Erdha në Shqipëri pasi në verën e ardhshme kam ndërmend të hap diçka në Durrës, një akademi në Tropikal, atje ku stërvisja Kombëtaren.

Ndihem vërtet shumë mirë duke bërë këtë punën, megjithëse nuk mund të them që më jep të njëjtën kënaqësi si atëherë me Shqipërinë. Do të jetë një kamp sportiv dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e saj. Nga mosha 6-16 vjeç mund të jenë pjesë që të marrin formimin e duhur.

Rashica? Duke qenë se nuk donim të fitonim Europianin, e lamë Rashicën në shtëpi sepse nuk donim ta fitonim. Atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që shikoni sot në Bundesligë”, ka thënë De Biasi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco