VIDEO/ Liverpool barazon me West Ham, Salah me fat nga gafa e portierit

VIDEO/ Liverpool barazon me West Ham, Salah me fat nga gafa e portierit

22:30, 24/02/2020

Liverpooli po luan në “Anfield” ndeshjen e javës së 27-të të Premierligës angleze kundër West Ham, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me Wijnaldum që kalon skuadrën e Jurgen Klopp në avantazh në minutën e 9-të, por miqtë me Diop në të 12’ vënë gjithçka në baraspeshë.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 54-t, Fornals surprizon kryesuesit e Premierligës, duke shënuar golin e avantazhit për West Ham.

Liverpooli hidhet në sulm, pasi nuk pajtohet me humbjen.

Salah në të 69’, me një gjuajtje me të majtën brenda zone, ku portierit mik i shpëton topi nga duart, barazon 2-2,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco