Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Napoli konfirmon mungesën e rëndësishme për takimin me Barcelonën

Napoli konfirmon mungesën e rëndësishme për takimin me Barcelonën

20:43, 24/02/2020

Trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, ka grumbulluar skuadrën për takimin me Barcelonën në raundin e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve, me Kalidou Koulibaly që do të mungojë për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi senegalez ka qenë jashtë fushës në javët e fundit me një dëmtim të kofshës.

Prandaj, 28-vjeçari nuk gjendet në skuadrën e Gattusos për takimin kundër gjigantëve spanjollë.

Gattuso megjithatë do t’i ketë të vështira zgjedhjet në formacion, me blerjet e reja Diego Demme, Stanislav Lobotka dhe Matteo Politano, që të gjithë të ftuar për sfidën me katalanasit.

Lojtarët e grumbulluar: Ospina, Meret, Karnezis; Di Lorenzo, Hysaj, Luperto, Maksimovic, Manolas, Mario Rui; Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski; Callejon, Insigne, Lozano, Mertens, Milik, Politano. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco