Interi ka në plan Aubameyang, nëse largohet Lautaro Martinez

Interi ka në plan Aubameyang, nëse largohet Lautaro Martinez

19:05, 24/02/2020

Lautaro Martinez, sulmues i Interit, është një nga emrat më të pëlqyer nga sekretariati teknik i Barçës.

Argjentinasi konsiderohet i duhuri për të përforcuar sulmin, duke parë moshën dhe dëmtimin e Suarezit (pa harruar edhe dëmtimin e rëndë të Dembelesë, që po rezulton dështim te “blaugranat”).

Interesimi i Barçës për Lautaro Martinezin është serioz e në këtë kontekst, Interi po mendon seriozisht të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesin dhe kapitenin e Arsenalit, për të mbuluar largimin e mundshëm të golashënuesit argjentinas.

“FC Inter News” thekson se sulmuesi nga Gaboni dëshiron një sfidë të re larg “Emirates” dhe “Topçinjtë” nuk mund të bëjnë asgjë për ta bindur, pasi i përfundon kontrata në vitin 2021 (ndryshe do të humbnin me parametër zero).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco