Insigne foli për sfidën me Barcelonën, Hysaj dhe Mario Rui e ngacmojnë në Instagram

Insigne foli për sfidën me Barcelonën, Hysaj dhe Mario Rui e ngacmojnë në Instagram

18:35, 24/02/2020

Elseid Hysaj dhe shoku i skuadrës së Napolit, Mario Rui, kanë ngacmuar kapitenin e tyre, Lorenzo Insigne, në prag të supersfidës së nesërme me Barcelonën në kuadër të fazës të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve.

Teksa Insigne dhe trajneri Gattuso u shfaqën para mediave për të folur për takimin e nesërm, Hysaj dhe Rui kanë komentuar paraqitjen dhe deklaratën e shokut të skuadrës dhe kapitenit të tyre, Insigne.

Rui komplimentoi futbollistin italian për mënyrën e të folurit, ndërsa kapiteni i Shqipërisë për “look”-un.

Të dy futbollistët ndoqën “live” nga “Instagrami” konferencën për shtyp të Gattusos dhe Insignes.

“Sa bukur flet kapiteni jonë!”, komenton Rui.

“Po çfarë djali simpatik”, përgjigjet më pas Hysaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco