Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Insigne: Maradona mbetet një shenjt, Messi më i miri në rruzull

Insigne: Maradona mbetet një shenjt, Messi më i miri në rruzull

18:15, 24/02/2020

Lionel Messi u prit me brohoritje nga tifozët napoletanë, ku Barcelona ka udhëtuar këtë të hënë për përballjen e parë me Napolin në Champions

Por, në zemrën e napolitanëve mbetet i pakrahasueshëm një tjetër argjentinas, Diego Armando Maradona.

Lorenzo Insigne, në prag të përplasjes së “San Paolos”, e ka të vështirë të bëjë një krahasim mes dy legjendave, por i gjen etiketat e duhura për të dy.

“Messi është më miri në botë, por nuk dua të bëj krahasime. Për ne, Maradona mbetet një shenjt, por, sigurisht, pa i hequr asgjë Messit, që është më i miri në rruzull”, tha sulmuesi i nënkampionëve të Italisë.

Më tej ai thekson: “Jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje të madhe, por e dimë që do të jetë e vështirë. Barcelona ka kampionë të mëdhenj dhe ne duhet të luajmë si skuadër. Vetëm kështu mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Tifozët presin shumë nga unë, i pranoj kritikat, jam i qetë dhe gjithmonë kam ditur t’i kaloj situatat e vështira, këtë po bëj edhe tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco