Klubi anglez del në skenë për Mauro Icardin

Klubi anglez del në skenë për Mauro Icardin

17:23, 24/02/2020

E ardhmja e Mauro Icardit është mes tre skuadrave. Mund të qëndrojë te Paris Saint Germain, edhe pse problemet që ka patur së fundmi me trajnerin Thomas Tuchel që nuk e ka aktivizuar si titullar mund të bëjnë që kampionët e Francës të mos e blejnë nga Interi për shumën e 70 milionë eurove.

Gjithsesi, pretendentët nuk mungojnë për Mauriton, pasi përveç Juventusit që e kërkon me ngulm prej më shumë se 1 viti, në skenë ka dalë edhe Chelsea.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një bomberi që mund t’u garantojë minimalisht 30 gola në sezon dhe Icardi ka profilin e duhur.

Sipas mediave angleze, Chelsea nuk do të mendohej dy herë për të derdhur në arkat e Interin shumën e 70 milionë eurove për të blerë kartonin e sulmuesit argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco