Dëmtimi i Hazard detyron Zidane të ndryshojë skemën e Realit në ‘El Clasico’

Dëmtimi i Hazard detyron Zidane të ndryshojë skemën e Realit në ‘El Clasico’

16:46, 24/02/2020

Me dëmtimin që pësoi në ndeshjen ndaj Levantes, Eden Hazard e mbylli përpara kohe këtë sezon.

Një dëmtim serioz që vë në pikëpyetje edhe prezencën e tij në Euro 2020 me Kombëtaren e Belgjikës.

Dëmtimi erdhi menjëherë pas një rikthimi nga një tjetër lëndim që zgjati plot 83 ditë.

Ky sezon i parë me fanellën e Realit të Madridit ka qenë tërësisht për t’u harruar për Eden Hazard, me 29-vjeçarin që është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje me Los Blancos mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit dhe ka shënuar vetëm 1 gol.

Me dëmtimin e tretë sezonal që pësoi vetëm pak ditë para javës më të rëndësishme të sezonit për Realin e Madridit, pasi luan ndaj Manchester City-t në Champions dhe Barcelonës në kampionat, Zidane po mendon të ndërrojë skemë dhe të kalojë nga 4-3-3 në 4-4-2, me Benzema në majën e sulmit i mbështetur nga Isco ose braziliani i talentuar Rodrygo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco