De Jong: Napoli është një ekip i shkëlqyer me lojtarë cilësorë

De Jong: Napoli është një ekip i shkëlqyer me lojtarë cilësorë

15:30, 24/02/2020

Ditën e nesërme Barcelona luan ndaj Napolit në stadiumin “San Paolo”, sfidë kjo e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.

 Edhe pse ekipi italian nuk është në momentet më të mira, spanjollët janë të sigurt se nesër nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

I këtij mendimi është dhe mesfushori, Frenkie de Jong, i cili shprehet se të kaltrit janë një ekip shumë i mirë dhe Barcelona do të hasë vështirësi ndaj tyre, sidomos në ndeshjen e nesërme që luhet në Itali. Ai shprehet se mjafton të shohësh ndeshjet që kanë bërë ndaj Liverpulit në fazën e grupeve dhe kupton cilësinë e ekipit të Gatussos.

“Napoli është një ekip i shkëlqyer me lojtarë cilësorë. Edhe pse në kampionat ata nuk janë aty ku pritej, ata kanë bërë shumë mirë në Champions. Mjafton të shohësh ndeshjet kundër Liverpulit. Nëse keni një ditë të keqe në fazën e grupeve, keni mundësi ta rregulloni gabimin. Ndryshe është në fazat me eliminim direkt. Atje ka më pak dallim në cilësi, më shumë tension dhe është më tërheqëse për spektatorët”, përfundoi 22-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco