Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Koronavirusi/ Federata Italiane merr vendimin për ndeshjet e kampionatit

Koronavirusi/ Federata Italiane merr vendimin për ndeshjet e kampionatit

13:44, 24/02/2020

Serie A futet zyrtarisht në karantinë.

Federata Italiane dhe Liga e Futbollit në vend ka vendosur që kampionati të mos ndalojë, por ndeshjet në program në zonat e prekura nga Coronavirus të zhvillohen në stadiume pa tifozë.

Frika nga virusi vdekjeprurës bënë që një pjesë e mirë e ndeshjeve të së dielës të shtyhen.

Kjo çështje nuk mbyllet këtu, rastet në rritje dhe situata alarmante, ka bërë që dhe e ardhmja të jetë e paqartë, në një kohë kur sezoni është në kulm dhe parashikohen ndeshje në mesjavë për Champions dhe Europa League.

Inter pret këtë të enjte Ludogores për ndeshjen e kthimit dhe sipas ANSA, që i referohet disa burimeve të sigurta në UEFA, kjo ndeshje mund të zhvillohet në një stadium neutral ose në “San Siro” por vetëm me një kusht, duhet të kuhet me dyer të mbyllura.

Frika për përhapjen e virusit është e madhe, aq sa klubi i Ludogores i ka dërguar një letër Inter për të mësuar më shumë rreth situatës pasi parashikohen që në Itali të udhëtoj rreth 600 tifozë bullgarë. E sigurt është që ndeshja do të zhvillohet por mbetet për tu përcaktuar ku dhe si.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco