U ndëshkua me karton të kuq me të rinjtë, ‘ylli’ i Realit humb ‘El Clasicon'

U ndëshkua me karton të kuq me të rinjtë, ‘ylli’ i Realit humb ‘El Clasicon'

12:43, 24/02/2020

Realin e Madridit duket se po e ndjek fati i keq. Pas lajmit për mungesën e Eden Hazard në “El Clasicon” ndaj Barcelonës një tjetër lojtarë që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Zinedine Zidane është dhe braziliani, Rodrygo.

Ditën e djeshme 19 vjeçari ishte pjesë e të rinjve të Realit në ndeshjen ndaj Sebastian, të fituar me rezultatin 2-0 nga madrilenët, ku golin e dytë e shënoi djaloshi i ardhur në verë për shifrën e 30 milionë eurove.

Megjithatë, Rodrygo u bë protagonist i një episodi të pakëndshëm që i kushtoi dhe daljen nga fusha pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhe automatikisht i kuq.

Image

Ai qe ndëshkuar me të verdhin e parë në minutën e 38 dhe më pas u ndëshkua përsëri menjëherë pas golit, një moment që mund ta shmangte shumë lehtë me një indiferentizëm të thjeshtë. Djaloshi ka marrë një top nga mesi i fushës dhe ka arritur të shënojë një gol të bukur. Në momentin pas golit, portieri kundërshtar i shkoi në fytyrë dhe pretendoi se inkursioni i sulmuesit nisi me një faull.

Rodrigo në atë moment tregon një mungesë respekti dhe nis të festojë përpara kundërshtarit. Këtë episod arbitri e gjykon si jo të rregullt dhe e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht i heq mundësinë të jetë i pranishëm në “El Clasico”. Një tjetër mungesë për Zidan, që nuk ka shumë alternativa në ofensivën e “Los Blancos”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco