U kritikua për golin e Bylisit, reagon Solomon: Ata provuan të më groposnin, por...

U kritikua për golin e Bylisit, reagon Solomon: Ata provuan të më groposnin, por...

12:18, 24/02/2020

Partizani nuk po kalon një periudhë të mirë.

Klubi kryeqytetas në javën e fundit u nda në barazim 2-2 në sfidën kundër Bylisit, takim që “të kuqtë” po e dominonin me rezultatin 2-0.

Mirëpo, ballshiotët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin takimin.

Për golin e parë të pësuar nga Partizani fajtori kryesor ishte Solomon, i cili humbi topin në një zonë mjaft të rrezikshme.

Nigeriani u kritikua ashpër nga tifozët e kuq për këtë episod, duke ndikuar në gjendjen e tij psikologjike. Gjithsesi, sulmuesi ka zgjedhur t’i përgjigjet tifozëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai e krahason veten e tij me farën.

“Ata provuan të më groposnin, por nuk e dinin se isha bërthamë. Nuk mund ta varrosësh një farë. Një bërthamë gjithmonë do të rritet. Rritet edhe më e fortë. Gërmoj brenda dhe jam i vendosur të rritem përmes stuhive dhe baltës. Ju mund të hidhni balët mbi mua, por unë nuk ndalem. Gjithmonë do të kthehem edhe më i fortë, pa e vrarë mendjen çfarë ndodh”, shkruan Solomon. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco