Inter-Ludogorets, luhet pa praninë e tifozëve

Inter-Ludogorets, luhet pa praninë e tifozëve

11:58, 24/02/2020

Këtë të enjte luhet sfida e kthimit midis Interit dhe bullgarëve të Ludogorets për raundin e 1/8-ave në Europa League.

Ndeshja është programuar të luhet në “San Siro” pavarëshisht se në Itali është frika nga “Coronavirus”.

Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat italiane, Inter-Ludogorets do të zhvillohet pasi skuadra zikaltër ka kalendar të ngjeshur dhe nuk ka data të lira për t’u riluajtur kjo sfidë më pas.

Kjo për faktin se njëra mes dy ekipeve do të luajë në raundin e 1/8-ave me ndeshjet e para të kësaj faze që do të zhvillohen pas dy javësh.

Kështu që të gjitha gjasat janë që Inter-Ludogorets të luhet të enjten por pa praninë e tifozëve në stadium.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco