Trajneri i PSG mbron Neymar: Kartoni i kuq? Ishte një situatë nervoziteti dhe ai reagoi!

Trajneri i PSG mbron Neymar: Kartoni i kuq? Ishte një situatë nervoziteti dhe ai reagoi!

11:40, 24/02/2020

PSG fitoi ditën e djeshme me rezultatin 4-3 ndaj Bordos, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.

Mirëpo kjo sfidë nuk u mbyll në mënyrën më të mirë për Neymar, i cili u ndëshkua nga arbitri me karton të kuq për reagim të pahijshëm ndaj kundërshtarit.

“Amnistia” për brazilianin erdhi nga trajneri Thomas Tuchel, i cili mendon se reagimi i Neymar ishte i natyrshëm. 28-vjeçari do ta humbasë ndeshjen e radhës të PSG në Ligue 1, ndaj Dijon, të shtunën.

Image

“Ne duhet të flasim për të gjithë situatën, - tha Tuchel për ndëshkimin e Neymar. - Ajo ishte një situatë nervoziteti dhe reagoi. Mos harroni se Neymar është njeri. Ai nuk duhet të jetë, por është njerëzor. Nuk e kuptoj, pse lojtari i Bordeaux nuk mori as një karton të verdhë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco