Uzuni zbulon prapaskenat: Isha fare pranë transferimit në La Liga!

Uzuni zbulon prapaskenat: Isha fare pranë transferimit në La Liga!

10:54, 24/02/2020

Myrto Uzuni po kalon momente të mira në Kroaci, me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi beratas ishte protagonist dhe në ndeshjen e fundit në kampionatin kroat, teksa gjeti dhe rrugën e rrjetës. Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, talenti shqiptar foli për bisedimet dhe kalimin e mundshëm te Mallorca në La Liga që nuk u realizua si dhe për kombëtaren shqiptare.

Image

“Unë jam tifoz i Juventusit. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Mallorcas. Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj dite nuk e di arsyen.

Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysmë që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz. Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist. Gjej mundësinë të falenderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t’ia kem shpërblyer.

Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t’i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Mallorca mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte. Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtare”, u shpreh Uzuni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco