VIDEO/  Humbja në derbi, tifozët e Fenerbahces përleshen me presidentin e klubit

VIDEO/ Humbja në derbi, tifozët e Fenerbahces përleshen me presidentin e klubit

09:02, 24/02/2020

Një situata aspak normale është regjistruar në fundin e ndeshjes mes Fenerbahces dhe Galatasarayt.

Të zemëruar me humbjen në derbi (3-1), tifozët e Fenerbahces e kanë nxjerrë inatin tek presidenti i tyre, Ali Koç.

Pas një debati që patën midis tyre, ultarsit verdhekaltër e kanë tërhequr presidentin duke e hedhur posht nga tribuna.

Në brendësi të tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes pati përsëri përleshje, me tifozët që i kërkonin dorëheqjen presidentit Koç dhe trajnerit të ekipit.

Mirëpo ky i fundit i është përgjigjur, duke u thënë që të mos e shisnin.

Koç ka investuar jashtëzakonisht shumë tek Fenerbahce dhe nuk dihet akoma nëse ata ishin vërtetë tifozë të ekipit apo njerëz që duan që ai të largohet.

Në rrjete sociale reagimet kanë qenë të shumta nga ultrasit e ekipit turk, ku janë shprehur se Koç nuk do të jetë asnjëherë vetëm.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco