Soromani me 'dhimbje koke', Lorenc Trashi mund të mugojë më gjatë se sa mendohej

Soromani me 'dhimbje koke', Lorenc Trashi mund të mugojë më gjatë se sa mendohej

08:42, 24/02/2020

Klubi të Partizanit do t’i duhet që ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit pa një nga lojtarët më të rëndësishme. Fjala është për Lorenc Trashin, i cili me sa duket është dëmtuar më rëndë nga sa mendohej në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloj ndaj Bylisit.

Në emisionin “Rubrika Sportive” gazetari, Thoma Kristo u shpreh se Trashit i janë kryer të gjitha vizitat dhe po mendohet që të operohet.

                                                    

. “Ata tentuan ta rikuperonin futbollistin që të kthehej në fushë por ai kishte menjëherë marramendje. Ndaj është vënë në barelë dhe është larguar më pas me ambulancë për në spital. Atje janë kryer të gjitha vizitat dhe rezulton se ai ka një frakturë, po mendohet edhe ndërhyrja kirurgjikale”, tha Thoma rreth rastit në fjalë.

Tani mbetet të shihet koha e riaftësimit të mbrojtësit por Partizani humb një lojtar shumë të rëndësishëm jo vetëm për derbin, por edhe për vijimësinë e kampionatit duke pasur parasysh se një frakturë apo edhe një ndërhyrje e mundshme kirurgjikale, do ta linte Trashin jashtë për të paktën një muaj. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco