Neymar del me karton të kuq në fitoren e vështirë të PSG-së

Neymar del me karton të kuq në fitoren e vështirë të PSG-së

23:47, 23/02/2020

Humbja me Borusia Dortmundin 2-1 në Ligën e Kampioneve e ka lënë me pasoja PSG-në.

Kampionët e Francës fituan me rezultatin 4-3 kundër Bordosë në javën e 26-të të kampionatit francez.

Parisienët vuajtën jashtëzakonisht shumë për të marrë 3 pikët kundër Bordosë, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë, ekipi i Thomas Tuchel përmbysi ndeshjen në 4-2, ndërsa miqtë ngushtuan rezultatin në 4-3.

Golat e fitores për PSG-në u shënuan nga Markinjo (2), Kavani dhe Mbape.

Takimi nuk u mbyll në mënyrën më të mirë për Neymar, i cili e mbylli ndeshjen me karton të kuq.

Veterani Kavani arriti të shënonte golin jubilar të 200t-ë me skuadrën parisiene.

Pavarësisht humbjes në Ligën e Kampioneve, PSG-ja vazhdon të afrohet me titullin e nëntë kampion në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco