Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Atletico Madrid përmbys Vilarealin, ngjitet në vend të 3-të në La Liga

Atletico Madrid përmbys Vilarealin, ngjitet në vend të 3-të në La Liga

23:19, 23/02/2020

Atletico e Madridit mposhti Vilarealin me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të La Ligës spanjolle.

Një fitore me përmbysje kjo për skuadrën e drejtuar nga Diego  Simeone.

Protagonist në këtë përballje ishte talenti portugez, Joao Felix, i cili u rikthye me gol, pas një mungese për shkak të dëmtimit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Alakser në minutën e 16-të, ndërkohë që Correa, Koke dhe Joao Felix ishin autorët e golave për kryeqytetasit.

Me triumfin e sotëm, Atletiko u ngjit në vendin e 3-të, në kuotën e 43 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco