Derbi i Stambollit/ Gallatasaraji fiton pas 20 vitesh në fushën e Fenerbahçes

Derbi i Stambollit/ Gallatasaraji fiton pas 20 vitesh në fushën e Fenerbahçes

22:02, 23/02/2020

Stambolli ka përjetuar sot një nga derbet më të nxehtë të futbollit botëror, atë mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajit, dy skuadrave që ndër vite kanë krijuar një rivalitet të madh.

Takimi i sotëm nuk ka qenë i ndryshëm nga ata të mëparshmit, pasi ka dhuruar  gola, tension, por ka qenë historik për Gallatasarajin, i cili është kthyer në kreun e renditjes së kampionatit.

Fenerbahçe shënoi i pari me anë të Kruse, pasi Muriqi fitoi penallti në minutën e 21-të të sfidës.

Por Gallatasaraji barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë me anë të Donk.

Pjesa e dytë ishte shumë e tensionuar, me trajnerin e Fenerbahçes, Ersun Janal, i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Më pas, në minutën e 80-të erdhi goli i avantazhit të Gallatasarajit, me penalltinë e Falkaos.

Gjakrat u edhe më shumë kur Turuc u përplas me Belhanda dhe pastaj me pjesëtarët e stolit të Gallatasarajit.

Të dy lojtarët përfunduan me të kuq jashtë fushës së lojës, ndërsa sfida vazhdoi me shumë minuta shtesë, gjatë të cilave Oniekuru shënoi edhe golin që vulosi suksesin 3-1 për Gallatasarajin.

Ky i fundit kishte 20 vite që nuk fitonte në fushën e Fenerbahçes ndaj e sotmja ishte një ndeshje historike për të, duke bërë që tifozët vendas të kërkonin shkarkimin e menjëhershëm të teknikut Janal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco