Koronavirusi rrezikon Serie A, ja çfarë thotë Igli Tare

Koronavirusi rrezikon Serie A, ja çfarë thotë Igli Tare

21:05, 23/02/2020

Situata me shpërthimin e “coronavirus” në Itali ka bërë që të përgjysmohen këtë fundjavë ndeshjet e Serisë A dhe të ekzistojë rreziku real për ndërprerjen e plotë të kampionatit nëse situata nuk normalizohet.

Ndër të paktat skuadra që kanë qenë në fushën e lojës sot ishte Lazio, e cila u përball me Genoan, por Igli Tare bëri të qartë se për të tijtë nuk kishte probleme dhe nëse do të ndalej kampionati e ata të pushonin siç bënin ekipe të tjera.

“Ka shqetësim, por masat duhen pranuar pasi mbrojnë interesin e njerëzve. Do të respektojmë çdo pozicion që del nga vendimmarrësit”, tha pak para fillimit të ndeshjes drejtuesi shqiptar i Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco