Roma shkatërron Leccen në ‘Olimpico’

Roma shkatërron Leccen në ‘Olimpico’

20:30, 23/02/2020

Pas fitores minimale përballë Gentit në Europa League, Roma e gjen suksesin edhe në Serinë A, që shërben si frymëmarrje pas katër tri humbjeve radhazi në kampionat.

Verdhekuqtë shkatërruan 4-0 Leccen në “Olimpico”, duke rikthyer distancën prej 6 pikësh me Napolin që ndjek nga pas.

Verdhekuqtë, në fakt, i mbyllën llogaritë me puljezët që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi të dyfishtë me golat e Under dhe Mkhitaryan.

Në fraksionin e dytë e gjetën rrjetën edhe Dzeko dhe Kolarov, për rezultatin përfundimtar 4-0.

Për Leccen, kjo humbje, përtej shifrave të thella, ishte e pranueshme dhe vinte pas tri fitoreve radhazi.

Me 25 pikë në po kaq ndeshje, Lecce mbetet ende në garë për t’i shpëtuar rënies, pasi zona e ftohtë është vetëm tri pikë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco