Arsenali dhe Evertoni dhurojnë spektakël në ‘Emirates’, vendos Aubameyang

Arsenali dhe Evertoni dhurojnë spektakël në ‘Emirates’, vendos Aubameyang

20:04, 23/02/2020

Një nga sfidat më spektakolare të javës që po lëmë pas në Premier League ishte ajo e luajtur në “Emirates” mes Arsenalit dhe Evertonit, që përfundoi me fitoren 3-2 të “Topçinjve”.

Skuadra mike, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, bëri të pamundurën për të marrë maksimumin e pikëve në këtë transfertë, por në fund u desh të pajtohej me një disfatë, që i dha mundësi Arsenalit ta parakalonte në renditje.

Calvert-Lewin i befasoi të pranishmit në “Emirates” që në sekondën e 50-të, kur në zhvillimet e një goditjeje të lirë përfitoi nga topi i mbetur në zonë, duke i dhënë trajektoren e duhur sferës, 0-1.

Kundërpërgjigjja e vendëseve erdhi shumë shpejt, pikërisht në të 17-ën me Nketiah, që devijoi drejt rrjetës krosimin e saktë të Sako.

Arsenali mundi të merrte epërsinë në minutën e 33-të, kur Aubameyang, i asistuar mjeshtërisht nga David Luiz, mposhti portierin Pickford.

Në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë, Richarlison barazoi 2-2, pas një rrëmuje në zonë në zhvillimet e një këndoreje.

Për t’i dhënë fitoren Arsenalit mendoi Aubameyang, sapo nisi pjesa e dytë, me sulmuesin nga Gaboni që dërgoi në rrjetë topin e pasuar nga Pepe.

Edhe pse deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit u luajtën rreth 45 minuta të tjera, rezultati mbeti ai i fillimit të pjesës së dytë, pra 3-2 për Arsenalin, që ngjitet në vendin e nëntë me 37 pikë, një më shumë se Evertoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco