Interi merr këtë lajm nga Handanovic për supersfidën me Juventusin

Interi merr këtë lajm nga Handanovic për supersfidën me Juventusin

18:51, 23/02/2020

Interi merr një lajm shumë të mirë për kapitenin e tij, Samir Handanovic.

Portieri slloven do të jetë gati për supersfidën e javës së ardhshme në kampionatin italian kundër Juventusit.

“Calciomercato” raporton se 35-vjeçari është drejt rikuperimit të plotë të dëmtimit të dorës dhe ka kaluar pjesën më të vështirë të rehabilitimit.

Ai nuk aktivizohet që nga takimi i 2 shkurtit në kampionatin italian kundër Udineses.

Tashmë trajneri i Interit, Antonio Conte mund të qetësohet.

Kujtojmë që Interi nuk luan sot për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco